Johansson e lumtur me jetën e dashurisë
04.03.2014 (komentet: 0)
Ylli i Hollywoodit, Scarlett Johansson thotë se ajo është shumë e lumtur që është në lidhje me Romain Dauriac.
Aktorja e cila dikur ishte e martuar me Ryan Reynolds, raportohet se është duke pritur fëmijë me të fejuarin e saj të ri, dhe është shprehur e kënaqur gjatë një prononcimi për revistën People.
“Jam shumë e lumtur. Ai është i miku im”, citohet t’i ketë thënë 29-vjeçarja Johansson revistës në lidhje gazetarin francez 31-vjeçar.
“Të qenit e fejuar është një kohë shumë emocionuese për të shijuar dhe për t’u kënaqur”, ka shtuar ajo.
Scarlett po ashtu ka thënë se nuk e ka me nguti të dalë para altarit. “Unë ende nuk po bëj plane për martesë”, ka thënë ajo.
/I.Ajeti/
Shto koment