​Ja të famshmit që u ndanë këtë verë

06.09.2014 (komentet: 0)

Verës po i vjen fundi, me sa duket, ashtu edhe shumë çifteve hollivudiane.

Telegrafi ju sjell detajet nga thashethemet e ndarjes së Beyonce dhe Jay Z e deri tek përfundimi i shtatë lidhjeve afatgjate dhe afatshkurtra tjera.


Britney Spears dhe David Lucado

Britney Spears na informoj të gjithëve në twitter që ju kthye jetës së beqarisë me 28 Gusht. Deri tek ndarja sipas spekulimeve ka ardhë si pasojë e tradhtisë së Lucados. Megjithatë, ajo po mundohet t’ia tejkalojë dhimbjen nën shoqërinë e miqve.


Zac Efron dhe Michelle Rodriguez

Zac dhe Michelle kaluan një dashuriçkë verore shumë aktive duke filluar nga lundrimi me jaht e deri tek kalërimi. Fatkeqësisht këta të dy u ndanë nga njëri tjetri në fillim të këtij muaji, thashethemet thonë që shkaktare ishte Cara Delevingne.


Jennifer Lawrence dhe Nicholas Hoult

Çifti u takua gjersa ishin duke luajtur në filmin X-Men në vitin 2011. Për tri vite e vazhduan lidhjen e tyre në distancë, por më në fund u ndanë këtë verë. Siç duket Lawrence shumë shpejt ka gjetur ngushëllim në krahët e ish bashkëshortit të Gwyneth Paltrow, Chris Martin.


Jennifer Lopez dhe Casper Smart

Jennifer Lopez dhe Casper Smart u ndanë në qershor të këtij viti, ata ishin së bashku për dy vite e gjysmë. Sipas revistës People ata janë parë së bashku edhe me 24 gusht, që na lë të kuptojmë se mbase nuk ishte fundi i romancës së tyre.


Mariah Carey dhe Nick Cannon

Nick Cannon njoftoj në 6 vjetorin e martesës së tyre se ai dhe Mariah kishin muaj të tërë që nuk jetonin së bashku. Edhe pse akoma nuk është bërë zyrtarë divroci mes tyre gjasat për tu ribashkuar janë minimale.


Ciara dhe Future

Vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës së tyre, Ciara i dha fund fejesës 10 muajshe me reperin Future. Sipas shumë burimeve thuhet që shkaktar i ndarjes ka qenë tradhtia nga ana e Future.


 

Beyonce dhe Jay Z

Thashethemet se Beyonce dhe Jay Z janë duke kaluar nëpër një divorc sa vijnë e shtohen. Mirëpo asgjë nuk është definitive pasi që Beyonce është munduar ta dëshmojë të kundërtën në shumë raste!

Kthehu mbrapa

Shto koment