Hoxhë Shefqeti e falënderon Gold AG për guximin, por i thotë ta lë muzikën

24.02.2014 (komentet: 0)

Hoxhë Shefqet Krasniqi sot e ka takuar reperin Gold AG, i cili ditë më parë ka lansuar një këngë ku fyen disa nga politikanët në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Edi Rama.

Hoxhë Shefqeti e falënderon Gold AG për guximin, por i thotë ta lë muzikën (Foto)

Hoxha me këtë rast e ka falënderuar reperin për guximin e tij, por në të njëjtën kohë e ka këshilluar që ta lë muzikën.

“Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi sot pas namazit të ikindisë në Xhaminë e madhe në Prishtinë e priti reperin e njohur, tashmë të famshmin Gold AG,i cili e njoftoi hoxhën për motivin e këngës së përfolur ditëve të fundit.
Ndërsa Hoxha nga ana e tij e faleënderoi vëllain Arianin për guximin, vendosshmërinë e tij për t'i mbrojtur interesat e Islamit dhe muslimanëve në vendin tonë”, thuhet në postimin e lajmit në faqen e Facebookut “Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi”.

“Pastaj hoxha e këshilloi atë që ta lë muzikën dhe në të njejtën kohë të jetë sa më i kujdesshëm në fjalorin e tij, sepse fjalori i pastërt është kulturë e besimtarit të mirë”, thuhet më tej në lajm. /reporteri/

 Pergaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment