Harry Styles, pilot helikopteri

12.03.2014 (komentet: 0)

Harry Styles ka gjetur kënaqësi në një hobi të ri – ai po mëson të drejtojë helikopterin.

Ylli i grupit One Direction është duke ndjekur një kurs fluturimi në Orange County, Kaliforni, dhe shpreson të bëhet pilot i kualifikuar deri në fund të vitit.

“Ai nuk mund të mendojë për diçka më cool se sa të jetë pilot helikopteri, andaj ia ka siguruar vetes një bllok orësh përmes një kompanie në rrethinë të Los Angelesit”.

“Me punë të fuqishme dhe të vazhdueshme, ai është i bindur se mund të kualifikohet deri në fund të vitit”, ka thënë burimi për Daily Star.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment