Harry Styles merr këshilla për famë nga Johnny Depp

02.03.2014 (komentet: 0)

Ylli hollywoodian, Johnny Depp, i ka dhënë së fundmi këshilla serioze këngëtarit Harry Styles.

Harry Styles merr këshilla për famë nga Johnny Depp

ktori 50 vjeçar, i cili së fundmi u fejua me aktoren Amber Heard, është bërë shok i ngushtë i Harry Styles së fundmi dhe është aktori ai që i ka ofruar këshilla të riut se si ta menaxhojë famën.

“Hary dhe Johnny janë bërë shokë shumë të mirë së fundmi. Johnny i ka dhënë këshilla të ndryshme Harryt në mënyrë që t’i ndihmojë të tejkalojë presionin e famës”, u shpreh një burim për mediat britanike.

Miqësia e Styles dhe Depp u thellua kur ata rastësisht u bënë fqinj në Hampstead të Londrës vitin e kaluar. 

Pergaditi: Isa Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment