Getoar Selimi: Ndryshoni veten, më pas botën

26.03.2014 (komentet: 0)

Reperi i Baba Stars, Getoar Selimi, përveç fotove të ndryshme, herë pas here poston edhe thënie të ndryshme në profilet e tija, në rrjetet sociale.

Ndonjeherë këshilla, e ndonjeherë “fllesha”, Getti, mundohet çdo herë ta thotë atë që e mendon.

“Çdo kush mendon ta ndryshojë botën, por askush nuk niset të ndryshojë veten e tij”, thotë shprehja e postuar nga reperi në fjalë.

Se për çfarë e ka patur fjalën ai, nuk e dimë as ne, por na shtyjnë të mendojmë se atë e “proekupojnë” edhe çështjet politike në vend dhe në mbarë botën.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment