Genta Ismajli e Ardian Bujupi bashkë!

19.03.2014 (komentet: 0)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli i është përveshur punës që në publik të vijë me projekte të reja. Menaxheri i saj Adem Ramadani, për gazetën Tribuna ka treguar se këngëtarja është e fokusuar në karrierë dhe se ka shumë plane për këtë vit.

Është e njohur me nofkën uragani i skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Genta Ismajli e cila po përgatit befasinë e radhës për publikun e vet. Menaxheri i saj, Adem Ramadani, për gazetën Tribuna ka treguar se Genta tashmë është në finalizim të një kënge e cila do të vijë në bashkëpunim. Sipas Ramadanit kënga do të publikohet shumë shpejt. “Genta është duke punuar në një këngë të re e cila shumë shpejt do të publikohet. Bëhet fjalë për një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim.
Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar nëpër rrjete sociale”, ka thënë ai në fillim të bisedës, duke mos dashur të jap më shumë detaje rreth këngës. E sipas burimeve të gazetë Tribuna, kënga e cila shumë shpejt do të jetë në duart e publikut do të vijë e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi. Mirëpo këtë, Ramadani as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar. “Nuk do të doja të zbuloja se për cilin artist bëhet fjalë. Më mirë le të mbetet befasi për publikun. E rëndësishme është që kënga ka përfunduar dhe do të jetë e plotësuar edhe me videoklip”.
‘Nuk e ka në plan martesën’
E përveç kësaj kënge, këngëtarja e njohur do të sjellë në treg edhe projekte të tjera të cilat do të publikohen gjatë kësaj kohe deri në prag të sezonit veror. “Përgatitjet për sezon kanë filluar. Momentalisht po presim të publikohet kjo këngë, më pas Genta do të jetë e angazhuar edhe në tre këngë tjera të reja të cilat do të publikohen para sezonit”, ka treguar Ademi më tej.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment