Genës i ndalohet hyrja në Evropë, spiunohet nga kolegët

05.03.2014 (komentet: 0)

Gena ka lënë pa argëtuar mbi dy mijë persona të mbledhur në një klub në Malmo të Suedisë, por jo për fajin e tij.

 

Këngëtari nga Shqipëria, Gena Lito, kishte paralajmëruar se mbrëmjen e së shtunës do të këndojë për fansat e tij në Malmo të Suedisë.

Por siç raporton gazeta Tribuna, atij i është ndaluar që të këndojë në këtë vend dhe gjithë Evropën nga organet Zvicerane. Sipas menaxherit të tij Enis Fetahu, këtë atij ia kanë bërë nga kolegët e vet, të cilët shpejt do të japin përgjegjësi para drejtësisë.

“Është e vërtet që 2000 mijë veta të shtunën nuk mundën të shijojnë mbrëmjen me Genën. Na kanë thënë që dikush ka dërguar emal tek organet e Zvicrës me fjalë propaganduese për të”.

“Ne e kemi përjetuar shumë rëndë këtë. Është vërtet shumë keq të tradhtohesh nga kolegët tuaj. Por si duket ka UDB-asha edhe tek estradajonë”, ka thënë Fetahu.

 

Ai ka shtuar se kësaj pune shpejt do t’i vijë fundi dhe se avokatët janë duke u marrë me gjendjen e spiunuese. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment