Genc Prelvukaj shpalos fyerjet nga Enver Robelli (Foto)

18.10.2014 (komentet: 0)

Genc Prelvukaj, hip hop reperi i grupit, Etnon, dhe këshilltari i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqit, ka publikuar një mesazh fyes që atij ia ka dërguar analisti Enver Robelli në Facebook, e që fare nuk i përket gjuhës së një analisti.

 Robelli ka shkruar një shkrim kontravers një ditë pas ndeshjes së heroike dhe triumfit shqiptar në Serbi në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Partizanit, që sipas Robellit ka qenë primitivizëm dhe se flamuri ka qenë një provokim.

Ndaj këtij shkrimi kanë reaguar shumë personalitete të cilat e kanë hedhur poshtë Robellin, e një prej më të ashpërve ka qenë Genc Prelvukaj, por natyrisht pa dalë në retorikën fyese.



Genc Prelvukaj ka bere njo postim ne rrjetin social Facebook : 

Miq te mi te nderuar. Mbreme kam pranuar nje mesazh direkt nga Enver Rrobelli qe me duhet ta ndaj me ju dhe pastaj ta komentoj.

1. Permes mesazhit te derguar vetem se ka vertetuar fjalet e mia qe gjuha e tij e natyrshme eshte gjuhe e rruges dhe shkrimet e tij jane vetem nje grumbull i sharjeve te nje niveli te ulte
2. Gjuha e tij e perdorur eshte perplot me gabime gramatikore qe tani ndjej keqardhje seriozisht per cdo lector / korrektor te portaleve apo aty ketu ndonje gazette qe publikon mendimet e tij.

3. Thote se nuk i ben pershtypje mendimi im i shprehur disa dite me pare derisa nga ana tjeter shfaq nje terbim te pazakonte per nje njeri te edukuar mire. Eshte ne kundershtim me veten.
4. Simbolin shpirteror te shqiptareve edhe njehere e fyen duke e quajtur goblen, kesaj radhe edhe me rende pasi qe heren e pare e identifikon me nje cope tekstili derisa shqiperine etnike e quan pjelle e pseudopatrioteve . 
5. Shkruhet Flamur dhe jo Fljamur. Menyra e fundit eshte forme e te shkruarit ne gjuhen serbokroate. Nuk do ta pranoja si te shkruar me cinizem por me shume si veti nga simpatia e gjuhes me te cilen si duket ju bashkejetoni. 
6. Per 99.99% te popullit eshte dhe do te mbetet gjithmone Flamur derisa ju qe e konsideroni dhe e shkruani ndryshe mbeteni pjese e nje grupimi te vogel, te izoluar, qe perben turpin e shoqerise tone. 
7. Permes mesazhit keni provuar te me fyeni me cdo fjale te rende por ne fakt ma kthyet buzeqeshjen sepse nese deri atehere isha ne dyshim per ju tani ma vertetuat se nuk e kisha gabim ne asgje. Fyerjet qe ju adresuat tek une eshte nje material i mire per te pare njerezia gjendjen ku deshperimisht ndodheni.
8. Une jam pjese e nje partie qe nga viti 2007 derisa qendrimet e mia mbi kombin dhe ceshtjet qe nderlidhen me te, i kam shpalosur qe nga viti 1999 permes punes ne industrine e muzikes. Keshtu qe nuk eshte dicka e re tek une dhe aq me pak te thuhet qe patriotizmi eshte fenomen qe e kam kapur se fundi per ndonje qellim politik.

9. I kerkoj falje njerezve qe per nje moment e kam ulur veten ne nivelin tuaj, gje qe edhe turperohem megjitha me duhej ta qartesoje se ne cfare niveli gjendet nje analist i veteshpallur si ju.

Te fala.

Kthehu mbrapa

Shto koment