Florenti në Top Fest

27.03.2014 (komentet: 0)

Florent Abrashi ka vendosur të jetë pjesë e edicionit të këtij viti të festivalit të muzikës moderne, Top Fest

Ai u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve në ‘The Voice of Albania 3’, dhe tashmë, Florent Abrashi, djali nga Gjakova nuk mendon të ndalet vetëm më suksesin e arritur në ‘The Voice’.

Florent Abrashi, me këngën ‘Nuk dua të jem’ është bërë pjesëmarrës në Top Fest. Ai, ka theksuar se muzika është realizuar nga vetë ai dhe Artan Kastrati, teksti po ashtu nga Florenti, i ndihmuar për realizimin e këngës nga Visar Kursani.

Kënga, pjesëmarrëse në Top Fest, është duke u kritikuar me komente pozitive, dhe përkrahje maksimale nga adhuruesit e tij, të cilët urojnë për fitoren e tij. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment