Flaka me projekt të ri muzikor

04.03.2014 (komentet: 0)

Flaka Krelani është duke punuar në një material të ri muzikor, të cilin pritet ta lansojë së shpejti.

 

Këngëtarja kosovare ka një kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, madje së fundi mungoi edhe në skenë për shkak të angazhimeve në spektaklin “Dancing with the Stars Albania”.

Megjithatë, siç raporton Tribuna, këngëtarja tash është gati për të sjellë projektin më të ri muzikor, të cilin do ta lansojë së shpejti.

Këngëtarja mesditën e së hënës përmes rrjeteve sociale  ka bërë me dije se është duke incizuar këngën e re.

“Working' bout new single! Flak...”, kishte shkruar ajo mes tjerash, por duke mos dhënë më shumë detaje për këngën në fjalë.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment