Fillon Big Brother 7 me 17 banorë

22.02.2014 (komentet: 0)

Mbrëmjen e së premtes, në ekranin e Top Channel kanë nisur aventurën në “Big Brother”, banorët e rinj të shtëpisë më të vëzhguar. Loja e tyre do të zgjasë plot 100 ditë dhe do të mbajë mbërthyer gjithë shqiptarët.

Fillon Big Brother 7 me 17 banorë

Një hyrje ndryshe në këtë edicion të shtatë. Tetë djemtë kanë zgjedhur tetë vajza, pa ditur se kush ishin, në bazë të një karakteristike, me të cilën ishte identifikuar secila prej tyre.

Fati i çdo çifti të krijuar do të jetë i lidhur me njëri-tjetrin. Tre vajza hynë vetëm. 17 konkurentët nisën garën, gjatë së cilës çdo ditë do të përballen me sfida të reja. Janë 17 dhe jo 19 siç ishin parashikuar fillimisht, pasi Big Brother vendosi të përjashtonte edhe Ervinin, pas vendimit të Andias për t'u tërhequr.

Mbrëmja e spektaklit do të transmetohet këtë edicion çdo të premte, ora 20:50, në Top Channel. Përmbledhja ditore, nga e hëna në të premte, në orën 16:30, të dielën në 10:00.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment