Fejohen Kunis dhe Kutcher?

28.02.2014 (komentet: 0)

ish-bashkëaktorët e “That 70s Show”, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, pritet të lidhin kurorë së shpejti.

Fejohen Kunis dhe Kutcher?

Dyshja, të cilët për të parën herë u takuan kur luajtën karakteret e 'Jackie' dhe 'Kelso', raportohet se janë fejuar.

Burime të afërta me dyshen kanë thënë për E!News se Kutcher dhe Kunis, të cilët janë në lidhje për dy vite, kanë menduar ta çojnë lidhjen e tyre në një shkallë tjetër për tashmë një kohë.

Aktorja 30-vjeçare, po ashtu është parë duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e majtë derisa kishte bërë shopin së fundi.

“Ashton dhe Mila kanë biseduar për martesë për tashmë një kohë të gjatë. Ata janë jashtëzakonisht të lumtur së bashku”

Pergaditi : I.Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment