Eva Mendes në shënjestër të Clooneyt

03.03.2014 (komentet: 0)

George Clooney raportohet se ia ka vënë syrin aktores latino-amerikane Eva Mendes.

Eva Mendes në shënjestër të Clooneyt?

Aktori,i cili është i vetmuar për më se tetë muaj pas ndarjes nga Stacy Keibler, shpreson që thashethemet për ndarje të aktores nga Ryan Gosling të jenë të vërteta ashtu që ai të mund t’i “gjuhet”.

“George do t’i thoshte PO një dalje me Evan. Ai ka joshje në të për tashmë një kohë”.

“Ai është takuar me të disa herë gjatë viteve dhe e pëlqen energjinë e saj. Ai thotë se mund të flasë me të për gjithçka, pasi ajo është shumë intelektuale, dhe ai është i ndezur nga mençuria e saj”.

“Ai kurrë nuk do të ishte aq i pa-respekt dhe t’ia marrë dikujt tjetër të dashurën. Por ai i ka dërguar asaj fjalë se është i gatshëm të dalë me të nëse ajo bëhet zyrtarisht single dhe është e interesuar për të”.

 

“George nuk kërkon më të reja, dhe ai është shumë i vetmuar që nga ndarja me Stacy. Ai përfundimisht mund të jetë i gatshëm të gjejë Znj. e Vërtetë – dhe Eva do t’i përshtatej plotësisht”, ka thënë burimi.

Pergaditi: Isa Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment