Eminem pjesë e festivalit Lollapalooza?

20.03.2014 (komentet: 0)

Edhe pse ende nuk janë konfirmuar artistët që do të performojnë në festivalin “Lollapalooza”, mediat amerikane besojnë se një prej performancave kryesore do t’i takojë Eminemit.

Pos Eminem sipas Chicago Tribune në festivalin prej më të respektuarve në botë pritet të jenë pjesë edhe Kings of Leon dhe Skrillex.

Eminem edhe në të kaluarën performoi në vitin 2011 në këtë festival dhe tani ai pritet që të performojë hitin e madh “The Monster” në skenën e madhe të këtij festivali.

Festivali Lollapalooza këtë vit mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Grant Park të Chicagos dhe kjo shihet si mundësi e mirë për shqiptarët dhe studentët e shumtë që qëndrojnë në SHBA në atë periudhë që të jenë pjesë e një prej festivaleve më prestigjioze. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment