Emina në ekranet gjigante në Las Vegas
13.03.2014 (komentet: 0)
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka filluar të ketë suksese të paparashikuara në Amerikë.
Bukuroshja e njohur shqiptare ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një video ku ajo shihet në një prej ekranëve gjigantë të Las Vegasit.
Në fakt bëhet fjalë për ekranin e një ndërtese që thuhet të jetë më i madhi në Las Vegas, e ku reklama me protagoniste shqiptaren shfaqet rregullisht.
“Reklama e re që u arealizua para sa muajve, ja arriti në televizionin më të madh në Las Vegas”, ka shkruar Emina Cunmulaj në faqen e saj në Facebook.
/I.Ajeti/
Shto koment