Ellie Goulding s’mundi t’i besonte meshkujve

09.03.2014 (komentet: 0)

Këngëtarja e njohur britanike, Ellie Goulding, ka pranuar se ajo ka pasur shumë probleme me veteven që t’i besojë meshkujve.

 

Krijuesja e shumë hiteve dhe sensacioni i vitit 2013 ka pranuar se ajo ka pasur shumë pasiguri kur ka pasur punë me gjininë e kundërt dhe ka pasur frikë se ata pabesisht do ta shfrytëzonin e do të ndaheshin prej saj, ashtu sikurse bëri babai i saj, që e la nënën e këngëtares të vetmuar kur ishte i ri.

“Unë e kam pasur të vështirë që t’i beosj njerëzve kur babai im u largua. Asnjë mashkulli nuk i besoja”.

“Unë tani e kam tejkaluar këtë problem, por mendoj se kur do të kem të dashur do të çuditesha se si sillet kaq mirë me mua”, u shpreh Goulding. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment