ELHAIDA DANI U KUALIFIKUA NË FINALEN E EUROVISIONIT

19.05.2015 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në kontestin për Këngën e uvrovisionit Elhaida Dani arriti që të kualifikohet në finalen që do të mbahet të shtunën më 23 maj, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Elhaida, e cila në skenë doli e 14-ta nga gjithsej 16 garuesit e natës së parë gjysmëfinale, me një paraqitje tepër të bukur skenike dhe, para së gjithash, me zërin e saj të mrekullueshëm, shkëlqeu në skenën e Vjenës dhe u përcoll me ovacione nga publiku në sallë.
Përndryshe, Emri i Shqipërisë u lexua i pari si finalist i së shtunës së ardhshme.
Në të gjitha prognozat e deritashme përfaqësuesja shqiptare është radhitur ndër favoritët e kontestit të sivjetshëm.
Sido që të dalë rezultati final, një gjë është e sigurt: Elhaida edhe me këtë që arriti deri tani ua zbardhi fytyrën të gjithë shqiptarëve. Ndërsa të dielën do të ketë përkrahjen e të gjithë bashkëkombësve të vet, kudo që janë, por gjithsesi edhe të shumë artdashësve të tjerë nga mbarë Evropa.
Përveç Elhaidës, “vizën” për në finale e fituan edhe përfaqësuesit nga Armenia, Rusia, Romania, Hungaria, Greqia, Estonia, Gjeorgjia, Serbia dhe Belgjika.
Edhe 10 vende do të zgjedhen natën e dytë gjysmëfinale, pasnesër, ndërsa shtatë vende, përfshirë fituesin e vjetshëm, Austrinë, kualifikohen drejtpërdrejt në finale.

Elhaida Dani ndez Eurovizionin

Sapo ka përfunduar performanca e këngëtares shqiptare Elhaida Dani në “Eurovizion 2015”.Kënga e titulluar “I am alive”, ka marrë duartrokitjet e mijëra spektatorëve që gjendeshin në sallë, mes të cilëve edhe ato të mbështetësve shqiptarë që valëvitnin flamurin kuq e zi.

Elhaida Dani këndoi e 14-a në spektaklin që ka nisur prej orës 21:00. Këngëtarja shkodrane mban kodin 14 dhe pret të votohet nga mbarë shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve tona, në mënyrë që t’i mundësohet kualifikimi në natën finale.

Kthehu mbrapa

Shto koment