Edi Rama pret të bëhet baba

29.03.2014 (komentet: 0)

Linda Rama është shtatzënë. Çifti kryeministror pret një bebe në familjen e re, tre vjet e gjysëm pas martesës së tyre. Lajmi që prej ditësh qarkullonte si thashethem, sot me ne fund është i konfirmuar. Shqiptarja.com mori pohim zyrtar drejtpërdrejtë nga burime të sigurta pranë çiftit Rama, duke qartësuar në këtë mënyrë misterin që qarkullonte prej disa javësh, pas një humbje të lehtë ndjenjash nga Linda në Hotel Sheraton, në aktivitetin e festimeve për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ishte data 17 shkurt. Edi e Linda ishin në radhë të parë në këmbë, krah Presidentit Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kur papritur bashkëshortja e kryeministrit pati një moment humbje ndjenjash duke u mbështetur instinktivisht në krahun e Edit. Skena zgjati vetëm pak sekonda, ndërsa kryeministri, duke mbajtur të shoqen, doli nga salla. Vetëm pak vetë e vunë re, por kjo maftoi për të ushqyer një sërë hipotezash mbi gjendjen shëndetësore të Linda Ramës, përfshi dhe shtatëzaninë.

Familja Rama këto javë nuk ka bërë asanjë përgënjeshtrim, por edhe nuk ka konfirmuar një lajm që dukej se ishte i parakohshëm për ta shpërndarë deri në pohimin e marrë mbrëmë.

Linda ndjehet mire”, thotë një burim shumë i afërt me familjen e kryeministrit, – dhe pavarësisht shtatëzanisë vazhdon të shkojë rregullisht në zyrë e të punojë normalisht, ndërsa Edi Rama është shumë i lumtur që ribëhet baba”. I vetmi sekret mbetet se në ç’muaj të shtatzanisë është Linda: “Më mirë të mos e themi, – thotë burimi, – se ndryshe, ju gazetarët bëni llogaritë dhe kur vjen muaji i nëntë nuk do ta lini rehat”.

Si për Edi Ramën ashtu dhe për Lindën është një rikthim në atësi dhe mëmësi. Linda është mamaja e Reas, tashmë e rritur, studente në Universitet, vajza e lindur nga martesa e parë. Ashtu si dhe Edi Rama, babai i Gregut, student në Universitet dhe ai, lindur nga martesa e parë e kryeministrit të vendit. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment