Drake: Kanye është gjeni, është Zot

01.03.2014 (komentet: 0)

Reperi Drake ka shokuar fansat në koncertin e madh në Berlin të Gjermanisë të enjtën mbrëma, duke sjellë në skenë Kanye Westin për një performancë të befasishme

Drake: Kanye është gjeni, është Zot

Reperi Drake ka shokuar fansat në koncertin e madh në Berlin të Gjermanisë të enjtën mbrëma, duke sjellë në skenë Kanye Westin për një performancë të befasishme.

Krijuesi i hitit “Started from the Bottom” e filloi turneun e tij “Would You Like A Tour” në stadiumin O2 Të Londrs, teksa e vazhdoi atë për një tjetër mbrëmje në Gjermani.

Teksa e solli në skenë Kanyen, Drake për një moment nderoi shokun e tij duke thënë: “Unë dua që të kuptoni se ky është shoku im i dashur. Ky është arsyeja pse unë po qëndroj këtu para jush sot”.

“Ky është mësuesi im, ky është Zoti. Ky është gjeniu i gjenive. Ky është njeriu që quhet Kanye West”, ka thënë Drake teksa e ndezi në eufori masën.

Kanye është artisti i dytë që befason në një koncert të Drake së fundmi, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe Rihanna në Paris.

Pergaditi: I.Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment