Dj Blunt dhe Real 1 të premtën në Mumja

28.03.2014 (komentet: 0)

Dj Blunt dhe Real 1 vazhdojnë me performancat e tyre jashtë Kosovës.

Kësaj radhe hip hop artistët shqiptarë do të jenë të pranishëm në Mumja Club, në Tiranë.

Ata do të performojnë mbrëmjen e të premtës dhe do të jenë të shoqëruar nga Dj Mickey.

Performanca e Blunt dhe Real 1 gang në Tiranë është mundësuar nga NextLevel, që së fundmi është bërë shumë aktive në Shqipëri dhe që ka shërbyer si urëlidhëse e rëndësishme muzikore mes dy kryeqyteteve shqiptare e shkëmbimit artistik Kosovë-Shqipëri. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment