“Ditëlindja feston Chuck Norrisin”

10.03.2014 (komentet: 0)

Sot (10 mars) ylli i filmave aksion, Chuck Norris, ka mbushur 74 vjet.

 

Carlos Ray ‘Chuck’ Norris lindi më 10 mars 1940 në Oklahoma. Pasi shërbeu në Forcat Ajrore të SHBA-ve, ai filloi të bëhej i famshëm si artist marcial dhe themeloi shkollën e tij, Chun Kuk Do.

Ai ka luajtur në shumë filma aksion, duke përfshirë edhe “Way of the Dragon”, ku aktroi krahas Bruce Lee. Ndërkaq, së fundmi është paraqitur në “The Expendables 2” krahas aktorëve më të njohur të filmave aksion.

Për shkak të roleve, në të cilat shfaqet shumë i fuqishëm, Norris është bërë temë e shumë barsoletave, sa interesante po aq edhe absurde.

Kështu, tregimi për të thotë se “Chuck Norris është i pavdekshëm dhe nuk i numëron vitet, dhe se ai nuk e feston ditëlindjen, porse ditëlindja e feston atë”

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment