Distributori serb ka refuzuar ta shfaqë filmin e Jolit

14.02.2012 (komentet: 0)

Një distributor serb në pjesën e Bosnjës të kontrolluar nga serbët, ka refuzuar ta shfaqë filmin e ri të regjisores Angjelina Joli, që trajton situatën gjatë luftës në Bosnjë në vitet e 90-ta.

 

Distributori Vlladimir Levak tha se nuk mendon se filmi i Angjelina Jolit, “Në Tokën e gjakut dhe mjaltit”, do të jetë interesant për audiencën në Republikën Serbe të Bosnjës, pasi në të portretizohet ushtari serb, që e kishte gjetur ish dashnoren e tij myslimane, në mesin e skllevërve të seksit në një kamp që ai e udhëhiqte.

Parashihet që filmi nesër të shfaqet për të parën herë për publikun në Sarajevë, ndërsa do të jepet edhe në kinematë në pjesën myslimano-kroate të Bosnjës.

Kthehu mbrapa

Shto koment