Digjet lokali i Lorik Canes në Tiranë

06.03.2014 (komentet: 0)

Mëngjesin e ditës së djeshme, në zonën e ish-Bllokut, pranë rrugës” Brigada e VIII”, lokali i futbollistit Lorik Cana është parë me xhama të thyer dhe vazot e luleve të copëtuara. Punonjësit e këtij ambienti teksa kanë shkuar në punë si zakonisht, nuk kanë gjetur pamjen e përhershme, por… diçka kishte ndodhur. Lokali tërhiqte vëmendjen e kalimtarëve, në hyrje të të cilit gjendej një grumbull i madh xhami në shkallët e tij

 

Sipas punonjësve të këtij ambienti mësuam se, një makinë kishte tentuar të futej në brendësi të lokalit. Sipas informacioneve tona, personi i cili drejtonte automjetin ishte në gjendje të dehur, ai ka humbur kontrollin e makinës dhe në këtë mënyrë ka thyer fasadën prej xhami të lokalit. Ish-Blloku është një nga zonat e “zgjuara” të Tiranës, aty ku edhe jeta e natës arrin kulmin e saj.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment