DiCaprio nuk deshi ta fitojë Oscarin

20.02.2014 (komentet: 0)

Leonardo DiCaprio shpresoi të mos e fitojë çmimin Oscar kur për të parën herë u nominua, pasi ishte i emocionuar të dalë të flasë para publikut, dhe kështu edhe ndodhi.

DiCaprio është një prej aktorëve më të famshëm në industrinë e filmit dhe shpreson të fitojë çmimin e parë Oscar në edicionin e këtij viti, pasi është nominuar për rolin tij të Jordan Belfort në filmin “The Wolf Of Wall Street”.

Por, në prag të kësaj ngjarje, ai ka kujtuar herën e parë kur ishte nominuar për Oscar dhe kur nuk kishe dashur ta fitojë atë.

Fakti se nëse fiton duhet të dalë të flasë para teatrit të mbushur me yje të Hollywoodit, kishte qenë një mendim tmerrues për Leonardon, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë.

“Gjërat thjesht ndodhin shumë shpejtë. Nga asnjë doli një nominim dhe mbajmend se isha krejtësisht i tronditur”.

“Reagimi im ishte sikur të isha i tmerruar se po dal në skenë para një miliardë njerëzve”, ka thënë aktori për Deadline.

Punoi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment