Dafina Zeqiri sulmon gazetarët
15.03.2014 (komentet: 0)
Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se nuk po kalon momentet më të mira në karrierën e saj. Tani për këtë ka shfrytëzuar që t’i sulmojë edhe gazetarët.
Dafina, e cila ishte në një prej radiove kosovare për një intervistë, përpos që foli për karrierën, foli edhe për trajtimin e mediave ndaj saj.
Sipas Dafinës e cila shfrytëzoi Twitterin dhe anglishten e saj (edhe pse di shqip), tha se është vështirë të besohet se çfarë është e vërtetë në ditët e sotme në mediat e shkruara.
“Në ditët e sotme është e vështirë për njerëzit që të besojnë se çfarë lexojnë, sepse shumica e atyre që shihni është gënjeshtër. Sidomos kur ju lejoni çdo kë ta bëjë atë person”.
“Besoni atë që thotë vetë ai personi, që ju thotë drejt e në fytyrën tuaj”, ka shkruar Dafina në Twitter.
/I.Ajeti/
Shto koment