Dafina Zeqiri në gjyq me Besfortin

19.03.2014 (komentet: 0)

Edhe pse ka kohë që ky proces lidhur me të drejtat autoriale ka kohë që ka nisur, ai ende nuk ka përfunduar. Vetë këngëtarja Zeqiri në një intervistë të para disa ditëve në radio Urban FM, konfirmoi se është në proces gjyqësor me Besfort Hasanajn.

Ajo deklaroi se nuk është takuar asnjëherë me Befsortin, por në fillim në kontakt me të ka rënë nërëpmjet familjes. Zeqiri tha se dajtë e saj e kishin shok Besfortin në Gjermani dhe kështu kishte nisur bashkëpunimi.

 

“Ishte fillimi i karrierës kur isha 17 vjeç. Ishte puna që ai të xhironte nga TV e ato xhirime ku isha unë t’i hidhte në internet”, ka thënë Zeqiri, transmeton VIPNEWS. Por sipas saj, kur e ka marrë vesh se Besforti nëpërmjet M1 po fitonte para, atëherë ka kërkuar llogari dhe këtu ka plasur sherri.

 

Ajo tha se edhe këngëtarët paguajnë taksa “Unë paguaj taksa. I lash taksat e Suedisë me pagu taksa në Kosovë”, ka thënë ajo duke qeshur. Ndërkohë, vetë Hasanaj nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Twitter, e ka quajtur Dafinën “Nuse të Estradës”. Ai disa herë i ka mohuar këto akuza.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment