''Crazy and Wild", çmendin Loni dhe Stresi

27.04.2014 (komentet: 0)

Këngëtari i talentuar shqiptar, Loni Gashi, ka publikuar videoklipin e tij debutues në skenën muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria Stresi.

Eshtë një videoklip shumë interesant ky i realizuar nga ASHA dhe që u realizua në regjinë e përkryer të Alban Zogianit. Klipi është i stilit urban, i nivelit ndërkombëtar, që vjen si publikim i kompanisë shqiptare, Elephant. Muzika është punuar nga Nurteel bashkë me Lonin, teksa tekstin e ka shkruar Loni dhe Stresi. Ky është projekti i parë i Loni Gashit në skenën muzikore shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Ai është këngëtar i ri i cili jeton në Londër.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment