Courtney Love u kthehet koncerteve

04.03.2014 (komentet: 0)

Courtney Love i ka bërë publike datat e koncerteve që do t’i mbajë në Londër duke filluar nga muaji maj.

 

Këngëtarja 49-vjeçare nuk ka performuar në Angli që nga turneu i grupit të saj “Hole” në vitin 2010.

E veja e Kurt Cobainit ka thënë se kërkon një shans të dytë për të tejkaluar problemet e vartësisë nga droga dhe alkooli.

Ajo ka marrë shembull aktorët Robert Downey Jr. dhe Natasha Lyonne, të cilët kanë arritur t’i lënë pas vetes problemet dhe të rikthejnë suksesin në karrierë.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment