Chris Brown ndahet nga Karrueche Tran

08.03.2014 (komentet: 0)

Superylli amerikan, Chris Brown dhe e dashura e tij modele, Karrueche Tran, besohet se janë ndarë.

 

Krijuesi i hitit “Don’t Judge Me” dhe modelja Tran besohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre me pajtim të përbashkët.

Duke iu përgjigjur spekulimeve se ajo është në lidhje me basketbollistin, Brandon Jennings, ajo tha se është ‘single’ dhe se nuk është në lidhje me askënd duke vëretuar ndarjen nga Chris.

Në shkurt, ishte një gazetë e njohur njujorkeze ajo që shkroi se Chris dhe Rihanna kanë ringjallur lidhjen e tyre, megjithëse ata ende nuk kanë komentuar për të mohuar ose pranuar këto zëra.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment