Chris Brown kthehet në rehabilitim

01.03.2014 (komentet: 0)

Ylli amerikan, Chris Brown, është urdhëruar që të kthehet në rehabilitim për dy muaj.

Krijuesi i hitit “Don’t Judge Me” ka qenë tri muaj në rehabilitim për shkak të agresivitetit, i cili erdhi pasi e rrahu një fotograf.

Gjatë një seance dëgjimore të premtën në Los Angeles, gjykatësi ka urdhëruar Chrisin që të kthehet në rehabilitim për menaxhim të agresivitetit.

Brown është ende në liri me kusht që prej vitit 2009, kur u akuzua për rrahjen e Rihannas. Ndërsa seanca tjetër për rrahjen e fotografit fillon më 17 prill.

Pergaditi: Isa Ajeti

Chris Brown kthehet në rehabilitim

Kthehu mbrapa

Shto koment