Çfarë kërkon Astrit Haraqija në jahtin e Qazim Osmanit?! (Foto)

17.08.2014 (komentet: 0)

Çfarë kërkon Astrit Haraqija në jahtin e Qazim Osmanit?! (Foto)
Biznesmeni kontrovers shqiptar, Qazim Osmani, po i kalon pushimet në Budvë, bashkë me të dashurën e tij bukuroshen Manda Popoviq. Por, në shoqërim të tyre shihet edhe ish ministri i Kulturës Astrit Haraqija.

Biznesmeni shqiptar i cili vepron në Gjermani, e që me bizneset e tij të lojërave të fatit ushtron aktivitet edhe në vendet edhe në Serbi e Mal të Zi, është parë teksa po pushon në bregdetin malazez të Budvës, transmeton lajmi.net.
 
Ai aty ndodhet me të dashurën e tij, bukuroshen malazeze, Manda Popoviq. Osmani, është i njohur në jetën e show-bizzit serbo-malazez, për shkak të lidhjeve të tij me bukuroshet e estradës atje.
 
Por ajo çfarë bie në sy, dhe habitë paksa, është prezenca e ish ministrit të Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqija në jahtin luksoz të Osmanit.
 
Në fotografitë të cilat i kanë publikuar mediat serbe, teksa bukuroshja Popoviq përkujdeset për disponimin e të dashurit të saj, Haraqija mbanë shënim.
 
Nuk është e qartë se çfarë e lidh ish ministrin me biznesmenin kontrovers.
 

Kthehu mbrapa

Shto koment