Calvin Harris: Më shqetësojnë vetëm kur jam me Ritën

06.05.2014 (komentet: 0)

Superylli britanik, Calvin Harris, thotë se ai mund të jetojë jetë normale përkundër faktit se është i famshëm.

 

Superylli thotë se ai vërehet dhe shqetësohet nga audienca vetëm kur është me Rita Orën.

“Unë duhet që të jem më shpesh në Los Angeles sepse kam ndeja në Las Vegas çdo javë”.

“Tani duhet që të përballoj edhe motin e nxehtë dhe njerëzit seksi”.

“Jam me fat që mund të bëj muzikë dhe ta bëj atë si duhet. Unë marr shumë vëmendje vetëm kur jam me Ritën”, u shpreh Harris.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment