“Burrneshat” jepet premierë në Berlinale

13.02.2015 (komentet: 0)

Më shumë se një mijë vetë e kanë parë rrëfimin për traditën e burrneshave të Shqipërisë, të konceptuar në pikëpamjen e regjisores italiane Laura Bispuri.

 

Filmi “Burrneshat” është dhënë të enjten mbrëma premierë në festivalin prestigjioz të filmit në Berlin. E në Berlinale kanë qenë të ftuar edhe aktorët nga Kosova, Ilire Vinca e Luan Jaha, të cilët janë pjesë e filmit.

“Burrneshat” është filmi i parë artistik i regjisores italiane Laura Bispuri dhe është bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones.

“Berlinale” sivjet po mban edicionin e 65-të, që do të përmbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, më 14 të këtij muaji.

Ekipi i filmit që është bashkëprodhim i Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës – që ka kontribuar me 50 mijë euro – ka parakaluar në tepihun e kuq, që shtron rrugën drejt sallës “Berlin Palast”, në të cilin ka zënë vend audienca.

Mediet botërore, duke përfshirë edhe agjencinë “Reuters” kanë raportuar për filmin gjatë gjithë ditës. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment