Brown, në burg deri më 23 prill

18.03.2014 (komentet: 0)

Këngëtari amerikan, Chris Brown, do të vuajë rreth një muaj burg, për shkak të shkeljes së lirimit me kusht.

 

Më 14 mars, ai u përjashtua nga qendra e rehabilitimit, sepse kishte thyer tri rregulla të këtij institucioni. Dhe menjëherë pas është arrestuar dhe është burgosur.

Gjykatësi e ka refuzuar kërkesën e tij për ta liruar dhe ka marrë vendim që ta mbajë në burg deri më 23 prill, kur do të paraqitet në gjykatë për një rast tjetër.

Me këtë datë, juria do të marrë vendim nëse Brown është fajtor edhe për një tjetër sulm fizik.

Këngëtari ka qëndruar në rehabilitim, për shkak të diagnostikimit me çrregullim bipolar dhe stres post-traumatik.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment