Britanikët sulmojnë Ronën, por pranojnë që i mundi...

30.05.2012 (komentet: 0)

Britanikët sulmojnë Ronën, por pranojnë që i mundi. Gjermanët të dyzuar: Zë prej sirene, por kënga shumë e komplikuar

Welt" apo "Spiegel" ka qenë e dyzuar mes vlerësimeve për zërin dhe kritikës për këngën dhe stilin. "Daily Mail" dhe tabloidë të tjerë kanë sulmuar këngëtaren shqiptare dhe performancën e saj në Eurovizion duke e quajtur të frikshme, por në fund kanë pranuar që ajo e ka mundur këngën e tyre që përfundoi e 25 nga 26 këngë në garë. Britanikët kanë postuar mesazhe të dëgjuesve që sipas tyre jane ankuar për dhimbje veshësh pas dëgjimit të Suus.

Rona Nishliu është në faqet e para online të gazetave më të rëndësishme në botë, e nëse britanikët e kanë sulmuar duke qenë njëkohësisht ziliqarë e cilësuar si ulërimë pa lidhje këngën e saj, kritika në prestigjiozet gjermane "Die 
Krejt ndryshe kanë reaguar gjermanët për këngën e Nishliut. "Një zë dhe një veshje e fuqishme", shkruan "Spiegel". Revista prestigjioze nuk kursen kritikën për këngën që sipas saj ishte shumë trishtë dhe shumë e komplikuar derisa sipas saj ngjallte ndjenja të dyfishta sa për një pjesë ishte e dhimshme për veshët, ndërsa për të tjerë shumë e bukur. Për të përditshmen "Die Welt", Rona Nishliu "ndau publikun në mes me këngën e saj prej sirene "Suus". E tmerrshme, por sidoqoftë edhe tmerrësisht e bukur"./Koha.net

Kthehu mbrapa

Shto koment