Blero Dhe Teuta, Më Të Lumtur Se Kurrë

02.03.2014 (komentet: 0)

Janë çifti më i përfolur kohëve të fundit sa për karrierat e tyre që kanë prekur majat aq edhe për një ‘thashetheme’ që mbushi portalet tona, kinse çifti nuk janë më bashkë.



Bëhet fjalë për aktoren e njohur Teuta Krasniqin dhe bashkëshortin e saj këngëtarin Blerim Muharremi-Blero. Ndonëse lajmi ka marrë dhenë dhe të gjithë për disa ditë kanë folur se çifti nuk janë më bashkë, realiteti qëndron ndryshe. 

Ditë më parë çifti kanë postuar një foto së bashku, ku ata bashkë me princeshën e tyre Tara duket se janë më të lumtur se kurrë. Kështu duke ua mbyllur gojën shumë mediave që janë munduar të prishin qetësinë e lumturinë e tyre.

Pergaditi: Isa Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment