Blero dhe Teuta me Barcën për El Clasico

23.03.2014 (komentet: 0)

Këngëtari shqiptar, Blero dhe aktorja shqiptare, Teuta Krasniqi, duket se janë bërë gati për superderbin planetar të futbollit, El Clasico.

Ndeshja e Real Madridit dhe Barcelonës ka tërehqur vëmendjen e gjithë botës.

Ashtu sikurse në gjithë botën, kjo sfidë po pritet me shumë entuziazëm edhe në vendin tonë, e sidomos edhe nga yjet tona.

Duke se këngëtari Blero, i njohur si tifoz i flaktë i Barcelonës, e ka "infektuar" gjithë familjen e tij me "virusin" e Barcelonës, aq sa edhe Tara e vogël shihet në fanellë të kampionit të Spanjës.

është vet Blero ai që në Instagram ka postuar një fotografi mjaft interesante të bashkëshortes së tij dhe vajëz, Tarës, ku ata shfaqen shumë të lumtur në fanella të Barcelonës.

Këngëtari Blero përndryshe është një prej udhëheqësve dhe kontribuesve kryesorë në bordin e klubit zyrtar të tifozëve të Barcelonës në Kosovë.

Sipas jush kush do të fitojë sonte? Real Madridi apo Barcelona? Shprehni mendimin në hapësirën për komente... 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment