Bieber, në Bahame për ditëlindje

04.03.2014 (komentet: 0)

Idhulli i tinejxherëve Justin Bieber ka festuar ditëlindjen e tij në Bahame.

 

Këngëtari ka harxhuar disa mijëra dollarë për të fluturuar me miqtë dhe familjen në një resort të izoluar në plazh në ishullin Eleuthera të Karaibeve, ku vilat kushtojnë mbi katër mijë dollarë një natë, për të festuar ditëlindjen e 20-të gjatë të shtunës së shkuar (1 mars).

TMZ raporton se Justin ishte i shoqëruar nga nëna e tij, Pattie Mallette, babai, Jeremy Bieber, dhe miq ë afërt, përfshirë reperët Khalil dhe Lil Za, gjatë arritjes në vilat, të cilat janë të pasura me shërbëtorë personal, pishina private dhe kuzhina ekskluzive.

Ata kanë fluturuar në Bahame qysh të premten, para se të organizojnë festën e ditëlindjes së Justin në një jaht, me të cilin kanë lundruar drejt resorit ekskluziv “The Conve”, për pjesën e mbetur të pushimit.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment