Bieber akuzohet për tentim-vjedhje

14.05.2014 (komentet: 0)

Ai fiton miliona, mirëpo Policia e Los Angelesit ka njoftuar se Justin Bieber është akuzuar për tentim-vjedhje.

Sipas zëdhënëses së policisë, të hënën mbrëma, rreth orës 22:30, këngëtari ishte përpjekur që të vidhte, por nuk ka dhënë detaje se çfarë. “Është akoma herët për çfarëdo përfundimi dhe ende nuk ka arsye të mjaftueshme që këngëtari të merret në pyetje”, ka deklaruar zëdhënësja. Sipas KTLA, kanadezi problematik ka tentuar t’ia marrë telefonin një vajze. Kjo akuzë u bashkohet atyre për vozitje në gjendje të dehur në Florida dhe për sulm fizik në Toronto.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment