Beyonce inspiron në reklamën e Toyotas

22.03.2014 (komentet: 0)

Beyonce ka vazhduar që të inspirojë me paraqitjet e saj dhe këtë ajo tani e ka bërë me reklamën më të fundit që e ka siguruar.

Pas reklamave për L'Oreal, Pepsi dhe H&M, krijuesja e hitit "Drunk in love" shkëlqen në reklamën "Get Going" të gjigantit japonez automobilistik, Toyota.

Reklama e shfaq Beyoncen në një autobiografi të shkurtër nga fëmijëria dhe rrugën e gjatë që ajo e ka bërë nga adoleshenca e deri në ditët e sotme.

Rekalma mbaron me Beyoncen duke performuar para mijëra njerëzve, si ëndrra që ajo e arriti me shumë mund.

"Çdo ditë që zgjohem nga gjumi, unë e bëj një zgjedhje. Të mos e lë botën të vendosë për mua. Unë vendos për të shkuar para", thotë Beyonce në një pjesë te reklamës.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment