Ardian Bujupi në Prishtinë, së shpejti me projekte të reja

07.05.2014 (komentet: 0)

Këngëtari i suksesshëm shqiptar, Ardian Bujupi, po qëndron në Prishtinë, ku po kërkon përfundimin sa më të shpejt të projekteve të tij të reja.

Ardian Bujupi në Prishtinë, së shpejti me projekte të reja

Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Lindvr, Adriani duket se po mendon seriozisht për sezonën e verës.

Ai është në përmbyllje të projektit të ri me këngëtaren Genta Ismajli, të cilin do ta publikojë shumë shpejt me videoklip, e ku bën pjesë edhe Dj Dalool.

Në ndërkohë Ardian Bujupi është parë edhe në studion e On Records, ku si duket ka punuar me producentët Zzap n' Chriss për ndonjë prej projekteve të reja. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment