Arbër Maliqi së shpejti me këngën " Më mungon edhe kur të kam" (Video)

11.03.2015 (komentet: 0)

 

 
 Këngëtari i ri i estradës kosovare, Arbër Maliqi, së shpejti do të sjell këngën së bashku me klip, "Më mungon edhe kur të kam", tekstin e të cilës e ka bërë vet, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Melos Bytyçi (Losi records), i cili është dhe producent i tij.

 



Sa i përket këngës, këngëtari ka rrëfyer tematiken e saj, e cila sipas tij do të jetë një baladë dhe trajton temë dashurie.

“Klipin e kësaj kënge do t’ia realizoj në fillim të muajit prill, nëse shkon gjithçka në rregull”, ka thënë Arbër Maliqi për Gazetën KNN.

“Do t’i sjell publikut shumë projekte të reja, bashkëpunime dhe sa më shumë vlera artistike. Do të kem edhe bashkëpunime me këngëtar tjerë. Do të realizoj edhe një këngë me teme sociale në bashkëpunim me një djalë nga qyteti i Ferizajt, Diell Reshani. Kjo këngë do të lansohet gjatë muajit maj. Ndërsa gjatë verës do t’i kem edhe disa bashkëpunime tjera”, ka thënë këngëtari Arbër Maliqi./R.Krasniqi

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment