Anna Oxa: “Më përjashtuan nga Sanremo për politikë”

07.02.2013 (komentet: 0)

“Sanremo është një nënprodukt i 1 Majit. Nuk iu përket artistëve, por sistemit”, sulmon Festivalin e Sanremos ashpër, ballë për ballë këngëtarja italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa (Ana Hoxha), 14 herë pjesëmarrëse në Sanremo, e për herë të parë në vitin e largët 1978, kur Italia e zbuloi si talent në moshën 19-vjeçare me këngën ‘Un’emozione da poco” (Një emocion i sapolindur).

 Sulmi i Anna-s erdhi në fund të konferencës së shtypit, që prezantuesi i Sanremo-s për këtë vit, Fabio Fazio mbajti duke paraqitur pjesëmarrësit dhe të ftuarit e edicionit 2013. Më pas Oxa foli drejtpërdrejt edhe për gazetën italiane, “Corriere della sera”. “E përjashtuar nga një zënkë” Pra, kanë kaluar disa orë, por zemërimi i Ana Oxa-s nuk bie: “Mos e quaj zemërim – korrigjon ajo – imja është një akt drejtësie.

Kthehu mbrapa

Shto koment