Almeda Abazi do të luaj tek 'Sulejmani i Madhërishëm'

21.08.2013 (komentet: 0)

Pas pjesëmarrjeve në shumë aktivitete të ndryshme në Turqi, ku përveç bukurisë ajo tregoi dhe talentin e saj, shqiptarja e njohur dhe fituesja e shumë kurorave te bukurisë, Almeda Abazi e vazhdon suksesin e saj edhe në seriale televizive.

Ndonëse synim i saj ishte të pushtojë ekranin turk, këtë gjë e ka arritur shumë lehtë.

Popullariteti i saj pritet të rritet edhe më shumë pas pjesëmarrjes në të cilën do të aktivizohet kohëve të fundit.

Edhe pse mbahet shumë sekret angazhimi i radhës, mësohet se Almeda Abazi do të jetë pjesë e mega serialit të njohur, ‘Sulltani i Madhërishëm’.

Edhe pse mendohej qe ajo të aktrojë që nga sezoni i kaluar, impenjimet e shumta në punë nuk e kanë lejuar Almeden që të jetë pjesë e serialit,transmeton YliiPress.

Personazhi që pritet të aktrojë Almeda është një vajzë italiane e quajtur Valerija, ku së bashku me mikeshën e saj, Cecilian jetojnë ne pallatin mbretërore te Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe sillen në pallatin e Sulltanit.

Kthehu mbrapa

Shto koment