Alketës nuk i pëlqejnë shakatë e Ermalit

05.03.2014 (komentet: 0)

Prezantueses shqiptare, Alketa Vejsiu, nuk i kanë pëlqyer aspak shakatë e Ermal Mamaqit që ka bërë në dëm të saj rreth falënderimeve të shumta në ‘X Factor’.

 

Në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, komiku i famshëm i ka kushtuar një minutazh të gjatë talljeve të tij me prezantuesen, ndërsa pos tij edhe nëpër rrjetet sociale është komentuar shumë Alketa rreth falënderimeve të tepërta që ka bërë gjatë prezantimit të spektaklit për talentë.

“Televizionit të sheqerpares dhe sherbetit e kam shumë të qartë i ka ikurmoda me kohë, por falënderimit dhe mirënjohjes asnjëherë! A ka dikush diçka kundra Falënderimeve tek Oscar që shoqëruan galanë nga fillimi deri në fund?”, ka shkruar Alketa në Facebook.

Më poshtë mund të ndiqni emisionin e Ermalit kushtuar Vejsiut.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment