Albin Kurti gjatë kurorëzimit

24.03.2014 (komentet: 0)

Pas bërjes publike të lajmit se është martuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zëdhënësi i VV-së, Erzen Vraniqi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, fotografitë e ceremonisë së martesës.

Lideri i kësaj lëvizje ditë më parë u martua me të dashurën e tij Rita Augestad Knudsen. Ceremonia e kurorëzimit u zhvillua në sallën e Komunës së Prishtinës, komunë e cila tash drejtohet pikërisht nga ky subjekt politik.

Në mesin e fotove, Albini duket edhe duke puthur nusen e tij, një pamje jo e zakonshme për njërin prej politikanëve më të famshëm kosovarë.

Ajo që nuk është bërë e ditur ende është nëse Rita ka vendosur ta mbajë mbiemrin e saj, apo të bashkëshortit - Kurti! 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment