Alba rikthehet në rolin që e bëri të famshme

07.03.2014 (komentet: 0)

U bë e famshme kur pranoi rolin e një striptisteje me emrin Nancy në filmin e vitit 2005 ‘Sin City’, një përshtatje për ekranin e madh të novelave grafike të Frank Miller

 

Që nga ajo kohë kanë kaluar 9 vite, por Jessica Alba duket se nuk është plakur aspak mesa shihet në fotot e publikuara nga filmi i dytë ‘Sin City: A Dame To Kill For’.

Aktorja 32-vjeçare pozon me reçipeta të zeza dhe ka marrë një pozë provokuese në foton bardhë e zi. 

Filmi me regji të Robert Rodriguez do të përqendrohet në trishtimin e Nancy-t pas vdekjes së policit Hartigan, i interpretuar nga Bruce Willis.

Në filmin ‘Sin City: A Dame To Kill For’ do të jenë mes protagonistëve edhe aktorët Mickey Rourke dhe Joseph Gordon Levitt.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment