Afro 275 mijë amerikanë kërkojnë deportimin e Biber
20.04.2014 (komentet: 0)
Nga janari i këtij viti rreth 275.000 shtetas amerikanë e kanë nënshkruar peticionin në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar nga presidenti Barack Obama që t’ia marrë ‘kartën e gjelbër’ këngëtarit kanadez, Justin Bieber.
Peticioni ka filluar më 27 janar kur 20-vjeçari u arrestua në Miami për vozitje nën ndikimin e drogës.
“Ne banorët e SHBA-ve mendojmë se po përfaqësohemi keq në botën e pop kulturës. Duam që të rrezikshmin, shkatërrimtarin dhe të pakujdesshmin Justin Bieber ta deportoni dhe t’ia merrni kartën e gjelbër. Jo vetëm që paraqet rrezik të sigurisë për njerëzit tanë, por ka edhe ndikim jashtëzakonisht të keq te rinia e kombit tonë”, është shkruar në peticion.
Megjithatë, nënshkruesit e peticionit “We the People” nuk e kanë marrë përgjigjen që kanë pritur.
Në një komunikatë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se autoritetet amerikane do ta shfrytëzojnë opsionin për të mos e komentuar këtë rast.
/kokaj.net/
Shto koment