Adele paralajmëron albumin e ri?
06.05.2014 (komentet: 0)
Këngëtarja britanike, Adele, ka dhënë indikacione se ajo mund të kthehet në mënyrë sensacionale me albumin e saj të tretë në karrierë.
Në një tweet që ajo ka bërë në rrjetin social Twitter, Adele ka bërë një aludim të madh se ajo po bën gati albumin e saj të ri.
Adele e cila i ka ka titulluar albumet e kaluara “19” dhe “21” në bazë të moshës kur ajo i ka realizuar ato dhe tani ajo ka aluduar se albumi i saj ri i mund të titullohet “25”, tre vjet pas publikimit të albumit të saj të fundit.
Albumi i fundit “21” theu të gjitha rekordet duke u bërë albumi më i shitur dy vite radhazi, e duke fituar gjashtë Grammy.
Ai ishte albumi i parë që arriti të certifikohet dy herë me Platinum, teksa Adele vazhdoi me sukseset duke realizuar kolonën zanore të filmit “SkyFall”, i cili ia siguroi asaj Golden Globe dhe Oscar.
/Kokaj.net/
Shto koment